English

Tahiri: Qeveria që vodhi votat nuk e zgjidh krizën ekonomike

Tiranë, 2 prill, NOA - Për Partinë Socialiste normalizimi i situatës ekonomike në vend nuk mund të vij nga një mazhorancë që ka manipuluar zgjedhjet. Në një reagim për mediat, deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, i cilësoi abuzive deklaratat e ministrit të Financave, Ritvan Bode për rritje ekonomike në vend.

Tahiri u shpreh se përpara se Bode të flas për rritje ekonomike, duhet "t'u tregojë shqiptarëve pse u është rritur kosto e jetesës"

Ai theksoi se deklaratat e ministrit i kujtojnë PS-së kohën e lulëzimit të piramidave. "Shifrat frymëzuese që ai na jep vijnë nga nevoja për ta fshehur rënien e përditshme të ekonomisë, njësoj si rezultatin e zgjedhjeve të kutive të mbyllura", u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se fakti që ka përditë e më shumë papunësi lidhet me "pushtetin e votave të grabitura".

m.xh/NOA

KOMENTE