Tel Aviv, 2 prill, NOA - Pirja e duhanit, është një ves që nuk të bën të dukesh shumë inteligjent, pasi njerëzit që e kanë atë, paraqiten në të vërtetë më pak të zgjuar se të tjerët.
Një fakt të tillë e pohon një studim i udhëhequr nga profesor Mark Veiser, i Departamentit të Psikiatrisë në universitetin e Tel Avivit dhe u ndërtua mbi të dhënat që paraqisnin ushtarët.
Njëzet mijë të rinj mes 18 dhe 21 vjeç u vëzhguan gjatë dhe pas shërbimit ushtarak, ndër të cilët 28 përqind ishin duhanpirës, 3 përqind ish-duhanpirës dhe 68 përqind që nuk kishin tymosur kurrë një cigare.
Në fund, rezultoi se ata që pinin duhan, kishin një tregues inteligjence më të ulët se të tjerët, çka u dha kurajo studiuesve të pohojnë me gojën plot se pirja e duhanit është një ves i keq edhe për këtë fakt, plus dëmtimit të shëndetit.
n.e/NOA