Tiranë, 2 prill NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar sot me 5 vjet burg një 31-vjeçar, i akuzuar për "shkaktim vetëvrasjeje", të bashkëshortes së tij Mimoza Goga. Gjyqtari Bujar Krasniqi shpalli fajtor dhe dënoi të pandehurin Petrit Goga.
Një seancë më parë prokuroria kërkoi dënimin e Gogës me 4 vjet burgim, ndërsa vetë i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën duke kërkuar edhe pafajësinë nga gjykata.
Ngjarja për të cilën akuzohet Goga ka ndodhur më 4 maj të vitit 2007, në oborrin e shtëpisë së fshatin Ndroq, ku gruaja u mbyt në pusin e shtëpisë.
Çështja u mbyll një herë nga prokuroria e Tiranës duke u konsideruar si një ngjarje individuale, por pas këmbënguljes së të afërmve të saj, si dhe drejtimit të tyre në gjykatë, u urdhëruar nga togat e zeza rihapja e hetimeve.
Dëshmia e djalit të madh të çiftit, se "babi ushtronte dhunë mbi mamin", ka sjellë edhe në rihapjen e hetimeve si dhe arrestimin dy vjet pas ngjarjes së Petrit Gogës.
e.r/NOA
Lexoni mbi këtë argument:
Dyshohet se ishte shkaktari i vetëhedhjes së bashkëshortes së tij në pus, arrestohet