English

Topalli: 2009, viti i NATO, 2010, viti i heqjes së vizave

Tiranë, 2 prill, NOA - "Ne e tejkaluam veten tonë dhe kështu do të ndodhë me të gjitha proceset e viteve të ardhshme. Nëse viti 2009 ishte viti i NATO-s, viti 2010 është viti i heqjes së vizave". Me këto fjalë u është drejtuar të rinjve, në ceremoninë e organizuar në Kuvend për 1-vjetorin e hyrjes në NATO, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.

Në fjalën e saj, Topalli u shpreh se ky përvjetor është një datë e jashtëzakonshme, që përkon me 20 vjetorin e rrëzimit të komunizmit.

Ajo theksoi se rrëzimi i komunizmit u bë sepse synohej NATO, "sepse synohej perëndimi, një komunitet unik i vlerave të përbashkëta, në të cilat sot ne ndihemi pjesë".

Në seancën e posaçme me të rinjtë, një vit pas ngjarjes historike të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Topalli ka vlerësuar si mjaft të dobishme reformat e qeverisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ajo theksi se procesi i liberalizimi i vizave do të bëhet i mundur vetëm në saj të lidershipit të mazhorancës.

"Të gjitha proceset integruese janë procese që kërkojnë kurajo, pa dyshim lidership, pa lidership nuk bëhet, pa lidership ishte e pamundur. Pa lidership sot ne nuk do të ishim këtu bashkë duke uruar njëri-tjetrin dhe duke iu gëzuar kësaj ditëlindjeje të madhe", u shpreh Topalli në fjalën e saj.

m.xh/NOA

KOMENTE