English

Vodhi para në shtëpinë e një të moshuari

Gramsh, 2 prill, NOA - Forcat e policisë së Gramshit kanë arrestuar në flagrancë 16-vjeçarin me inicialet E.B, banues i këtij qyteti.

Kjo pasi ai ka hyrë në banesën e 72-vjeçarit me inicialet G.L, ku ka vjedhur shumën e parave prej 900 dollarësh si dhe 12.000 lekësh.

Nga ana e policisë u gjendën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 220 dollarë.

Ndërkaq, materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Vjedhjes", e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE