English

Anulohet gjoba për kalimin e limitit të shpejtësisë

Arezzo, 3 Prill NOA - Është anuluar një gjobë e cila kishte si argument, kalimin e limitit të shpejtësisë nga një burrë që i moshuar i cili deklaroi se bëri diçka të tillë për nevojat e tij personale.

Protagonisti ishte një i moshuar 69 vjeçar nga Arezzo e Italisë i cili po udhëtonte me një shpejtësi prej 70 kilometrash në orë në një rrugë ku limiti ishte vetëm 50 kilometra.

Për këtë arsye autoritetet e ndaluan duke e gjobitur atë.

Avokati i të moshuarit bëri menjëherë kërkesë në gjykatë për anulimin e kësaj gjobe pasi i moshuari vuante pasojat e dy operacioneve të rënda në prostatë për të cilët shtoi dhe shpejtësinë e automjetit të tij.

Rrallëherë ndodh që të anulohet një gjobë e tillë por, gjykatësi e pranoi kërkesën që bëri avokati i të moshuarit kjo pasi pa kartelën e tij dhe e hodhi poshtë atë gjobë që ai kishte marrë.

r.b/NOA

KOMENTE