English

Çeki nis regjistrimi i personave mbipeshë

Pragë, 3 prill, NOA - Kompanitë e sigurimeve në Çeki kanë bërë një prej kërkesave më të çuditshme kohët e fundit. Bëhet fjalë për regjistrimin e gjithë popullsisë që është mbipeshë. Kompanitë e sigurimit të jetës u janë referuar raporteve mjekësore, të cilat bëjnë të ditur se nga mbipesha vuajnë mbi 55 % e çekëve.

Kjo gjë, sipas kompanive të sigurimeve, shkakton rritjen e shpejtë të shpenzimeve për mjekim, nga sëmundjet që lidhen me peshën e tepërt. Trajtimi mjekësor i një personi të tillë arrin në 8 mijë euro.

Regjistrimi i popullsisë do të nis këtë vit.

m.xh/NOA

KOMENTE