English

Edhe "Sonte jam vetëm" në koperturën e ‘Pranverës Frankofone'

Tiranë, 3 prill, Milena Selimi, NOA - Enver Petrovci është sërish në Teatrin e Metropolit, pas suksesit të disa javëve më parë. Këtë herë është në suazën e Pranverës Frankofone, që do të mundësohet për publikun e kryeqytetit. E veçanta është se ai ka provuar këtë herë që të jetë regjisor i veprës së tij. "Sonte jam vetëm" është një dramë për jetën dhe vetminë, interpretuar nga aktorët Niada Saliasi dhe Ilir Tafa.

Një dramë që e merr fillin në jetën e një çifti, ajo një aktore 26-vjeçare dhe ai një mjek psikiatër, dy personazhe që në fakt tipizojnë vetminë kolektive të shoqërisë. Ajo është e pakënaqur me të shoqin, e denoncon dhe madje arrin dhe e çon pas hekurave të burgut.

Me pak fjalë, drama "Sonte jam vetëm" me regji të Enver Petrovcit rikthehet sot dhe nesër, ora 20.00, në Teatrin e Metropolit.

Petrovci nuk ka zgjedhur "të dirigjojë" shumë personazhe në skenë, sepse dhe vetë mjeti shprehës i mjafton për aq. Ata janë vetëm dy, por mbartin në vetvete si të gjithë qeniet një sërë kompleksesh të natyrës njerëzore. Personazhet pranojnë të bëhen pjesë e një amullie veprimesh, thjesht sa për të bërë diçka, sa për të mos iu dorëzuar vetmisë dhe sfidës së saj.

Drama "Sonte jam vetëm" është shkruar nga dramaturgu i njohur francez Andre-Pol Antoan. Por nata është e gjatë... në këtë pikë, Antoan, i njohur si dramaturg, skenarist, por edhe regjisor tenton qasjen e tij artistike.

m.s/NOA

KOMENTE