Spanjë, 3 Prill NOA - Për sa i përket të ardhmes së Tiagos tek Atletico i Madridit tashmë asgjë nuk është e sigurt.
Ky fakt lidhet me vlerën e lojtarit ku Juventus për ta lënë atë të vazhdojë aventurën e tij tek klubi spanjoll i kërkon drejtuese të tij një shifër prej 8.5 milionë eurosh dhe oferta e tyre është shumë më e ulët nga ajo që vlerësohet lojtari.
Tiago është një futbollist i cili pëlqehet shumë nga tifozeria, skuadra dhe vetë tekniku dhe ata po bëjnë të pamundurën për të mbajtur portugezin.
Këtë lajm e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle "As" e cila ka pohuar komplikimin e kësaj tratative.
Një tjetër lojtar i cili pritet të largohet nga ambienti i bardhë e zinjve është dhe francezi Trezeguet i cili me shumë mundësi në fund të sezonit do të shkojë në SHBA për të luajtur në këtë kampionat.
r.b/NOA