Athinë, 3 Prill, NOA - Efektet më negative të krizës greke, për kryeministrin grek, Jorgos Papandreu kanë kaluar. Kjo është dhe deklarata e parë optimiste që vjen nga Athina zyrtare në lidhje me kolapsin ekonomik.
"Pjesa më e rëndë e krizës financiare ka kaluar, por vendi duhet të luftojë korrupsionin dhe të zvogëlojë humbjet në mënyrë që nga kriza të dalë e forcuar", ka deklaruar kryeministri grek Papandreu në një intervistë dhenë për agjencinë e lajmeve "Reuters".
Deklarata e Papandreu është marrë dhe si një kthim i besueshmërisë së Greqisë për të gjetur zgjidhje për daljen nga kriza.
Në intervistë Papandreu bënë dhe një pasqyrë të gjithë masave të ndërmarra për kursim si dhe mbështetjen që ka marrë liderët e shteteve tjera të eurozonës.
m.xh/NOA