Graçanicë, 3 prill, NOA - Një punonjës i Policisë së Kosovës ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në komunën Graçanicë të Kosovës në orën 20:58. Lajmi konfirmohet nga Policia e Kosovës e cila sqaron se shtetasit kanë qenë me kombësi serbe.
Sipas policisë dy viktimat janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. "Dyshohet se pjesëtari i PK-së me armën zyrtare, fillimisht ka qëlluar bashkëshorten e më pas ka kryer vetëvrasje", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi zyrtar nuk bënë të ditur emrat e viktimave, ndërsa sqaron se trupat e tyre janë çuar në morg, ndërkohë që po vijojnë hetimet për arsyet e vetëvrasjes së dyfishtë.
m.xh/NOA