English

Policia arreston hajdutin e viagrave

Madrid, 3 prill, NOA - Policia spanjolle deklaroi se ka arrestuar një burrë për vjedhjen e dhjetë farmacive. Por ajo që i ka bërë për policinë më të çuditshme vjedhjet, ka qenë fakti se hajduti merrte prej farmacive vetëm pilulat kundër impotencës "Viagra".

Policia bëri të ditur se filloi hetimet në janar pas denoncimeve se një burrë i armatosur, kishte si objektiv ne vjedhjet e veta, vetëm pilulat e "Viagras" dhe ndonjëherë paratë në arkë.

Autoritetet dyshojnë se i hajduti 43 vjeçar i shiste ilaçet për përdoruesit e drogës, të cilët i kombinojnë me droga të tjera.

m.xh/NOA

KOMENTE