English

PS: Xhaferaj mos u merr me sheshin, mëso ku është varri i Ismail Qemalit

Më shumë mbi argumentin:

Sheshi, dhe MTKRS kundër Ramës

Mjedisi ndal punimet në "Skënderbej"

Emiri i Kuvajtit, si po e shndërron sheshin

Edi Rama: Sheshi, kartëvizita e Tiranës

Sheshi, Rama akuzë qeverisë

Tiranë, 3 Prill NOA - "Ministri i Kulturës që s'di ku e ka varrin Ismail Qemali nuk ka si të dijë as bazën ligjore të transformimit të sheshit Skënderbej, jo më të kuptojë vizionin e këtij transformimi".

Këtë pohim e bëri deputeti i Partisë Socialiste për Tiranën, Ditmir Bushati, në një reagim para disa minutash ku akuzoi se "Projekti transformues i Tiranës po tentohet të merret peng nga qeveria".

Si deputet e përfaqësues i interesave legjitime të qytetarëve të Tiranës, Bushati informoi se Bashkia e Tiranës ka marrë edhe miratimin ligjor të Institutit të Monumenteve të Kulturës që megjithëse ministri e ka në varësi nuk e ka marrë vesh akoma se edhe në këtë aspekt projekti i sheshit është brenda kornizës së ligjit.

"Kryeqytetasit e kuptojnë se ky projekt transformues po tentohet të merret peng nga qeveria edhe për të larguar vëmendjen nga kriza e rëndë e keq qeverisjes, por në fakt kjo është një arsye më shumë për të protestuar në 30 Prill", - ishte komenti i deputetit socialist të kryeqytetit.

e.r/NOA

KOMENTE