English

Qendra e Tiranës, nis prishja e ndërtesave të vjetra

Tiranë, 3 prill, NOA - Katër banesa të vjetra të qendrës së Tiranës janë prishur sot nga Bashkia e Tiranës për të rindërtuar unazën e re të kryeqytetit.

Prishja e ndërtesave është pjesë e planit të rikonstruksionit të qendrës dhe sheshit "Skënderbej".

Bashkia ka bërë të ditur se ndërtesat e shembura ndodheshin në rrezen e unazës së qendrës. Shkatërrimi i tyre, sipas baskisë, ka si qëllim krijimin e hapësirave për trafikun në momentin që qendra do të jetë e bllokuar nga punimet që po bëhen në sheshin "Skënderbej".

m.xh/NOA

KOMENTE