English

SHBA, rasti i dytë i grave terroriste amerikane

Uashington, 3 prill, NOA - Prokurorët federalë në SHBA kanë ngritur akuza terrorizmi ndaj një tjetër gruaje amerikane. Gjyqi ndaj saj ka nisur në Filadelfia dhe gruaja e dënuar për "Xhihad" është amerikania 31 vjeçare, Jamie Paulin Ramirez.

Ky është rasti i dytë kur një femër amerikane akuzohet për "Xhihad". Pak ditë më parë autoritetet e SHBA-ve dënuan Colleen LaRose e cila u njoh në botë me emrin "Jihad Jane".

Ramirez rrezikon të dënohet me 15 vite burg, ndërkohë që ajo që e ka bërë më interesante ngjarjen për mediat është fakti se 31 vjeçarja është shtatzënë.

Ramirez është akuzuar për komplot kundër SHBA-ve në internet dhe pjesëmarrje në një kamp trajnimi për terrorizëm.

m.xh/NOA

KOMENTE