Gjirokastër, 03 prill, NOA - Një tentativë përdhunimi me një të mitur ka ndodhur në qytetin e Tepelenës. Qëndrim Çuna, i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në Tepelenë, ka tentuar të përdhunoj shoqen e vajzës së tij 11 vjeçare, ditën e djeshme në shtëpinë e tij.
Lajmi konfirmohet nga policia e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rreth orës 8.30 në shtëpinë e Çunës.
Sipas policisë e mitura, e vitlindjes 1999, kishte shkuar tek banesa e Çunës, për arsye se vajzën e tij e kishte shoqe klase, por në ato momente vajza e tij s'ka qenë në banesë. Më pas e mitura është futur në banesën e shtetasit, Qëndrim Çuna për të pritur shoqen .
Sipas policisë, Çlirim Çuna, duke përfituar që ishte vetëm, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën. Në këtë moment 11 vjeçarja ka kërkuar ndihmë duke bërtitur. Sipas policisë në këto kushte Çuna është trembur dhe e ka lejuar të miturën të largohet.
Për ngjarjen është lajmëruar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ku forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë shoqërimin e këtij shtetasi në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë.
Policia sqaron se janë bërë të gjitha veprimet, si dhe është marrë në pyetje e mitura në praninë e prindërve dhe të psikologes.
Qëndrim Çuna është arrestuar për veprën penalë të "Marrëdhënieve seksuale me të mitura mbetur në tentativë".
m.xh/NOA