English

Ulja e kostos politike dhe ekonomike

Në vend të transparencës së kërkuar natyrshëm nga opozita, pra publikimit të të dhënave për të informuar opinionin publik, nga Ministria e Financave pati një deklaratë pa argument dhe aspak bindëse nën okeljon: "Opozita kërkon të manipulojë opinionin. Ekonomia performon pozitivisht"

Nga Ermelinda Meksi*

Deputete e PS

Transparenca do të vazhdojë të jetë kryetema e debatit parlamentar, jo vetëm sepse ne e konsiderojmë atë një nga kolonat e zhvillimit demokratik të vendit, por edhe një investim kapital që ul kostot e zhvillimit ekonomik, një terapi efikase për të shmangur efektet e krizës ekonomike. Tashmë tiparet e saj janë ngurtësuar në treguesit e buxhetit të vitit të kaluar dhe nuk mund të mbulohen as me demagogji, apo me trukimet e dala boje të INSTAT.

Është në interes të kryeministrit dhe qeverisë së tij hapja e kutive të informacionit të vërtetë mbi ekonominë, për ta njohur ai më së pari, por dhe populli vështirësinë që do përballojmë këtë vit. Prandaj në debatin e kaluar, kërkova shpjegime nga Ministria e Financave se pse nuk ka botuar të dhënat mbi rezultatet buxhetore te vitit te kaluar si dhe ato mbi të ardhurat buxhetore në janar, shkurtit 2010, duke ju kujtuar se ne dikur në qeverisje në datën 14 të çdo muaji e raportonim këtë rezultat. Ndërsa ju ç'datë keni?! Sepse edhe sot ne muajin e katërt të 2010 opinioni nuk di si ecën ekonomia e vendit për sa kohe asnjë e dhënë për buxhetin faktik nuk është publikuar?

Në vend të transparencës së kërkuar natyrshëm nga opozita, pra publikimit të të dhënave për të informuar opinionin publik, nga Ministria e Financave pati një deklaratë pa argument dhe aspak bindëse nën okeljon: "Opozita kërkon të manipulojë opinionin. Ekonomia performon pozitivisht".

E konsideroj shume kritik faktin qe kjo ministri, dhe institucionet në varësi heqin dorë nga roli dhe detyrimi i saj administrative dhe ligjor, për publikimin e gjendjes fiskale të vendit, duke marre një rol që nuk i takon; atë të zhurmuesit, tym hedhës politik.

Ky qëndrim është në drejtim të kundërt me transparencën europiane.

Stabiliteti i sistemit fiskal dhe jo ndryshimi i vazhdueshem i tij sic ka ndodhur së fundi është kushti i nevojshëm dhe i domosdoshëm që pushteti lokal të ndjejë dhe të marrë përgjegjësitë e tij. Por, në ndryshim me këtë filozofi ka vepruar dhe kundërvënia e pushtetit qendror ndaj atij lokal në tërësi. Faktet të cojnë në konkluzionin se po dëmtohet qëllimisht veprimtaria e këtij pushteti ku vonesat ne aprovimin e buxhetit jane kthyer ne rregull, sepse bashkitë kryesore jane socialiste por qe ne fakt pasojat po i paguan ekonomia kombëtare. Po me nje synim inatçor u hoq dore edhe nga parulla e taksave të ulta aq për zemër e maxhorancës. Ulja e pragut të TVSH për biznesin e vogël me xhiro jo me 8 po 5 milion leke. Çoi ne rritjen e barres fiskale për kete biznes. Megjithese atëherë me demogogji ku kryeministri deklaronte se " nuk do të ketë lëvizje të kufirit të biznesit të vogël. Kufiri ka qenë 8 milionë lekë dhe do të mbetet 8 milionë. Ajo çka i gjithë ky biznes do të paguajë, pa asnjë përjashtim, në bashki e komuna, është taksa e biznesit të vogël". Sot rezultati deshmon te kunderten duke dhene nje efet te menjëhershëm negativ te kesaj barre te bisnesi dhe jo vetem, Kjo coi ne ulje te ndjeshme e deklarimit te xhiros nga biznesi i vogël kundrejt një viti më parë. Vetëm për Tiranën kjo ka ndodhur në rreth 38 për qind e bizneseve të vogla, duke sjellë pasoja negative për planin buxhetor të Bashkisë së Tiranës. Kësaj dukurie iu shtua dhe konfuzioni i bilanceve.

Në vend që pushteti qendror ta mbështeste procesin e formalizimit të biznesit të vogël, nëpërmjet bilanceve të thjeshta duke forcuar këtë proces administrativ që filloi jo pa vështirësi, nëpërmjet mosndryshimit të legjislacionit fiskal, rritjes të transparencës, duke publikuar ecurinë e numrit dhe xhiros së bizneseve të vegjël për të gjithë vendin, çështje me rëndësi për shumicën e shqiptarëve të angazhuar në këtë aktivitet, qeveria me këtë masë e komprometoi procesin e nisur duke brohoritur demagogjikisht tani me zë tjetër nga kryeministri se " TVSH-ja do të zbresë për të gjithë bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milion lekë, që të mbrohet biznesi i vogël, të luftohet evazioni" Por e kundërta rezultoi, te dhënat reflektojnë dëmtimin dhe shpënien ne faliment ne mase biznesin e vogël po duke dëmtuar edhe ekonominë kombëtare, se ciles po i ulen të ardhurat.

Ndaj qeveria nuk i boton të dhënat që kërkojmë, sepse përgënjeshtrimi i këtij parashtrimi kërkon argumente ne vend te retorikes qeveritare.

Se fundi dua të tërheq vëmendjen te nderuar kolege edhe per mungesën e informacionit mbi një çështje me interes kombëtar si ajo e plotësimit të pyetësorit. Ky proces nuk mund të pranojë si standard informacioni vetëm deklaratat kryeministrore në mbledhjet e qeverisë, ku spikat porosia mbi teknikat e përkthimit sikur procesi të ishte kaq semplist dhe roli i kryeministrit ai i kontrollorit për çështje formale si përkthimi apo gjatësia e përgjigjeve, kur ka teknicienë apo ministra linje për të filtruar para tij këto vërejtje. Në vend të mirëkoordinimit të procesit dhe mirëharmonizimit të përgjigjeve për të pasur një cilësi të lartë në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Mungesën e transparencës ne e shohim sot si një filozofi të maxhorancës tuaj, me kosto shumë të lartë për shqiptarët. Kjo mungesë transparence nuk mund të interpretohet ndryshe, por veç si një përpjekje për të fshehur korrupsionin, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, qoftë kur vjen puna tek kutitë e votimit, qoftë tek ekonomia e më së fundi edhe në pyetësorin e BE, ku praktika e vende në situata të ngjashme me ne, si për shembull Islanda, ka qenë që t'i jepet akses i plotë në këtë informacion, jo me opozitës, por dhe mbarë publikut, e duke e botuar atë madje edhe në internet. Prandaj është e nevojshme te botohen përgjigjet dhe te ftohen pa humbur kohe te gjithë aktoret me vlere, për te kontribuar ne këtë proces:si akademia profesorati, shoqëria civile, komuniteti i biznesit, dhomat e tregtisë, sepse me shume se afatet e deklaruara për dorëzimin e pyetjeve ka rendësi cilësia e përgjigjeve te tyre, përndryshe kjo shpejtësi demagogjike do na shpërblehet me koston e vonesës ne marrjen e përgjigjes për to.

(*) Dërguar nga autorja, pikëpamjet e shprehura janë qëndrime personale

KOMENTE