Romë, 3 prill, NOA - Ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një spital në qytetin e Romës, një prej gazetarëve sportiv më të njohur në Itali, Maurizio Mosca. Lajmi është konfirmuar nga familja e gazetarit. Mosca ishte 69 vjeç dhe prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Por megjithë problemet shëndetësore, Mosca vazhdonte të punonte në gazeta, radio dhe televizione duke dhënë mendime dhe opinione për botën e sportit italian.
Artikulli i tij i fundit është botuar dje në faqen e tij të internetit. Karrierën sportive e ka nisur në gazetën "La Notte" të Milanos, për të kaluar më pas në një prej mediave më të njohura "Gazzetta dello Sport".
Në televizion nisi transmetimin e parë të kronikave të ndeshjeve që në vitin 1979, për të vijuar transmetimin për 30 vite.
m.xh/NOA/ANSA