Ravena, 4 Prill NOA - Dy të rinj shqiptarë respektivisht, Dorian Ago 21 vjeç, banues në San Mauro të Pascoli, dhe bashkatdhetari i tij Arbër Luta moshatar me të parin, që të dy banues në Forlimpopoli, u arrestuan nga karabinierët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cervia të Italisë, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.
Kur u kapën nga autoritetet, dy të rinjve iu sekuestruan një sasi parash prej 3.500 euro të cilat sapo i kishin vjedhur në një makinë të tipit Alpha Romeo 156 e cila ishte e parkuar.
Gjithashtu krahas parave atyre iu morën dhe gjithçka tjetër që kishin arritur të grabisnin ku mund të përmendim radion dhe dy bokse të makinës, të cilat iu kthyen menjëherë pronarit të automjetit.
Të dy të rinjtë shqiptarë u arrestuan menjëherë dhe për ta rrezikohet dënimi me gjashtë muaj heqje lirie pasi ata e kanë pranuar fajin.
r.b/NOA