English

Atë e bir masakrohen nga 5 shqiptarë, luftojnë me vdekjen në spital

Selanik, 4 Prill NOA - Dy shqiptarë, atë e bir, ndodhen në gjendje të rëndë në një spital grek, pasi u sulmuan me armë të ftohta dhe mjete rrethanore nga pesë shqiptarë të tjerë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Mjekët në Spitalin Universitar AHEPA në Selanik, thanë se djali 22 vjeçar dhe babai i tij 57 vjeç, gjenden nën kujdesin e tyre, por gjendja mbetet kritike sidomos për burrin në moshë të rritur që u përpoq të mbrojë djalin e sulmuar.

Dinamika e ngjarjes nisi me një pengmarrje për arsye banale, gjatë konfliktit për një vend parkingu, bëhet e ditur për NOA nga burime policore lokale.

Emigranti 22 vjeçar shqiptar, po udhëtonte me automjetin e tij dhe ka ndalur në rrugën "Hrisohoou", pranë Shkollës së të Verbërve.

Teksa po përpiqej të parkonte në rrugë, një 38 vjeçar shqiptar dhe djali i tij adoleshent, rreth 16 vjeç, ne pengojnë duke i thënë se atë vend parkimi e kishin zënë ata se po prisnin që një makinë e një miku të tyre të vinte e të parkonte.

Kjo i është dukur e tepërt djaloshit 22 vjeçar i cili ka dashur të bëjë tutje për të parkuar.

Në këto çaste, situata është acaruar. Atë e bir që prisnin miqtë për të cilët po ruanin vendparkimin, kanë nxjerrë që të dy thika nga rrobat dhe i janë sulur shqiptarit që u zuri vendin.

I tmerruar nga ajo që po e priste, i riu ka mbyllur dyert e makinës nga brenda dhe ka marrë të atin në celular duke i kërkuar ndihmë.

Babai 57 vjeçar ka zbritur menjëherë nga pallati afër vendparkimit dhe ka rendur tek i biri. Por kjo rezultoi dramatike për 57 vjeçarin sepse ai u gjend në çast nga një mori thikash që i vinin nga 38 vjeçari me të birin dhe nga tre shqiptarë të tjerë që ndërkohë kishin mbërritur së bashku me makinën që donin të parkonin dhe kishin thyer dyert e makinës së 22 vjeçarit duke e masakruar edhe atë me thika.

Skena e përgjakshme ka zgjatur për disa minuta derisa sirena policie janë dëgjuar dhe që të pestë agresorët kanë vrapuar t'i shpëtojnë ndjekjes së mundshme policore.

Në vendngjarje, policia është tmerruar kur ka parë brenda maki8nës të masakruar me disa plagë thikash djalin 22 vjeçar dhe afër automjetit të atin e dergjur përtokë i larë më gjak.

Megjithëse dt të plagosurit u dërguar me shpejtësi në spital, mjekët bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e rëndë dhe veçanërisht kritike për babanë 57 vjeçar që ka dëmtim serioz të organeve jetësore pasi ka marrë gjashtë plagë me thika.

Policia bëri të ditur se ka arritur të identifikojë të pesë autorët e masakrës si dhe ka arritur të vërë në pranga dy prej tyre, 38 vjeçarin dhe të birin 16 vjeçar.

n.s/NOA

KOMENTE