English

Blanc - Juve, sinjale divorci

Torino, 4 Prill NOA - Pas humbjes me ekipin e Udinezes gjendja në klubin e Juventusit duket se është tepër e tensionuar kjo duke parë se skuadra ka deklaruar se në një kohë të papërcaktuar do të jenë në heshtje kundrejt shtypit dhe medieve.

Një shenjë dobësie kjo për këtë ekip që krahas këtij problemi duket se dhe presidenti i tyre Blanc, po tregon sinjale divorci me këtë skuadër, kjo duke parë marrëdhëniet e tij me John Elkan.

Blanc nuk ka qenë në tribunë për të parë ndeshjen e fundit të ekipit të tij por, ka preferuar të qëndrojë në plazhet e Italisë, ku ndryshe nga çdo drejtues tjetër i cili në momente të vështira nuk largohet asnjëherë nga ekipi i tij ai ka ndenjur atje.

Kjo gjë duket të jetë një formë përgjigjeje kundrejt Elkan i cili javën e kaluar kishte deklaruar se bardhë e zinjve i mungonte dëshira dhe grinta në fushën e lojës, një deklaratë e cila ishte dhe për stafin drejtues të ekipit.

Një gjendje kjo e cila në fund të këtij sezoni mund të sjellë dhe largimin e francezit nga posti i presidentit në skuadrën e Juventusit.

r.b/NOA

KOMENTE