English

Burgaj: Fenomeni kanabis duhet të zhduket nga Shqipëria

Sarandë, 4 Prill, NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e policisë në zonat kufitare që të shtojnë masat kundër trafikut të lëndëve narkotike. Në takimin e zhvilluar sot me drejtuesit e policisë së Sarandës, Burgaj ka theksuar se duhet të përdoren metodat më të ashpra deri në kufijtë maksimal për luftën ndaj këtyre fenomeneve.

Në Sarandë, Burgaj është takuar dhe me drejtues të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë ku është diskutuar dhe për trafikun e qenieve njerëzore.

Burgaj ka kërkuar bashkëpunim me pushtetin vendor për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike në të gjitha ato vende që janë evidentuar vitin e kaluar.

Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Ylli Metko, nga analizën e që i bëri situatës dhe veprave penale të ndodhura këtë tremujor ka theksuar se është rritur forca goditëse e policisë. "Nga 29 kilogramë të sekuestruar në tremujorin e parë të vitit 2009, sasia e kapur në tremujorin e parë të vitit 2010 kap shifrën 2700 kilogramë", ka thënë ai .

m.xh/NOA

KOMENTE