Itali, 4 Prill NOA - "Guardia di Finanza" me sa duket në një kontroll që ka bërë në shtëpinë e çiklistit, Lorenzo Bernuçi ka arritur të sekuestrojë disa substanca të cilat dyshohen të jenë dopuese (narkotike).
Këtë lajm e ka konfirmuar gazeta "Repubblica", duke nënvizuar se ky kontroll mund të sjellë një skandal të vërtetë në çiklizmin italian.
Krahas çiklistit në fjalë një tjetër i tillë, i cili mban emrin e Alessandro Petaçhi dhe është mjaft i njohur si sprintieri veteran i Lampre, duket se bën pjesë në këtë kontroll pasi siç bëhet e ditur nga mediat italiane, autoritetet kanë kontrolluar dhe shtëpinë e tij.
Pra në qoftë se këto do të rezultonin pozitive për çiklistët në fjalë do të ishte një skandal i vërtetë për sportin e çiklizmit në Itali.
r.b/NOA