English

Firence, hetime për grindjen midis shqiptarëve dhe afrikanëve

Firence, 4 Prill NOA Update - Ka qenë ora 03.00 e mëngjesit të sotëm në Firence ku një grindje e nisur nga një grup shqiptarësh dhe afrikanësh ka përfunduar me gjuajtje shishesh të thyera.

Dy emigrantë afrikanë mbetën të plagosur pas grindjes që patën me një grup shqiptarësh në brendësi të një disko - bari në qytetin e Firences, citon korrespondentja e agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Sipas një ndërtimi të kësaj ngjarjeje nga ekspertët e hetimit, ishin shqiptarët të cilat u afruan të parët dhe goditën një nga afrikanët i cili më saktësisht ishte nga Kongo më pas një nga grupi i shqiptarëve theu një shishe dhe iu afrua djalit kongolez duke e qëlluar atë në krahun e djathtë e duke e lënë të plagosur.

Më pas djali tjetër i cili ishte nga Kameruni u afrua për të ndaluar atë çka po ndodhte por, dhe ai nga i njëjti autor mori një goditje me shishen e thyer duke marrë një plagë në barkun e tij.

Policia erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kjo pasi u lajmërua nga vetë personeli i lokalit.

Paso mbërritën ata vunë re djalin nga Kameruni i cili i mbuluar në gjak qëndronte i shtrirë në tokë.

Ai u çua menjëherë në spital dhe kura e tij thuhet se do të zgjasë për rreth 20 ditë, ndërsa për sa i përket djalit tjetër plagët e tij rezultuan më të lehta.

Tashmë autoritetet janë vënë në ndjekje të autorëve të këtij krimi dhe për këtë gjë janë në konfirmime më të sigurta të kësaj ngjarjeje e cila pati si rrjedhojë dy të plagosur.

r.b/NOA

KOMENTE