Kuala Lampur, 4 Prill, NOA - Sebastian Vettel është fitues i çmimit të Malajzisë në Formula 1. Makina "Renault" e drejtuar prej tij arriti e para duke kapur dhe kohën më të mirë. Por për skuadrën "RBR-Renault", duket se gara e Malajzisë ka qenë dhe suksesi i saj. Në vend të dytë u rendit piloti tjetër i të njëjtës skuadër Mark Webber.
Në vendin e tretë u rendit Nico Rosberg me makinën "Mercedes". Në këtë garë ka zhgënjyer Fernando Alonso. Spanjolli i "Ferrarit" ka qenë në vend të nëntë, por u detyrua të tërhiqet nga gara për shkak të problemeve me makinën. E njëjta gjë ndodhi dhe me ish-kampionin Shumaker.
Renditja
1- Sebastian Vettel RBR-Renault
2- Mark Webber RBR-Renault
3- Nico Rosberg Mercedes GP
4- Robert Kubica Renault
5- Adrian Sutil Force India-Mercedes
6- Lewis Hamilton McLaren-Mercedes
7- Felipe Massa Ferrari
8- Jenson Button McLaren-Mercedes
9- Jaime Alguersuari STR-Ferrari
10- Nico Hulkenberg Williams-Cosworth
m.xh/NOA