English

Irak,vrasësit e fshatarëve të veshur si ushtarë amerikanë

Bagdad, 4 prill NOA - Masakruesit e 24 fshatarëve në Irak kanë qenë të veshur me uniformën e ushtrisë amerikane. Këtë fakt e ka pohuar sot zyrtari për siguri në Irak, Qasim Ata, i cili u shpreh se personat e armatosur, që kanë masakruar 24 fshatarë para dy ditësh, janë paraqitur si ushtarë amerikanë, me qëllim që t'i mashtrojnë njerëzit, para se të hapnin zjarr kundër tyre. Gjeneral Ata, theksoi se personat e armatosur bartnin uniforma ushtarake amerikane dhe disa prej tyre flisnin anglisht, për të krijuar bindje se ata ishin pjesëtarë të forcave amerikane. Lidhur me vrasjet në fshatin Sufia ditën e premte, janë arrestuar 25 vetë. Viktimat ishin të ndërlidhura me një grup sunit, që ishte ngritur kundër al-Kaidës në Irak.

KOMENTE