Bagdat, 4 Prill, NOA - Tri shpërthime të fuqishme e kanë tronditur sot kryeqytetin e Irakut, Bagdatin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka edhe shumë viktima në njerëz.
Zëdhënësi për Sigurinë, gjenerali Kasim al-Musavi, tha se njëri nga shpërthimet ndodhi afër disa ambasadave, përfshirë edhe atë të Iranit.
Ambasadori iranian në Bagdad, Hasan Kazem Qomi, tha se është e paqartë nëse a ishte ambasada qëllimi i sulmit.Sipas tij, shpërthimi i ka goditur vizitorët në ambasadë dhe rojet policore irakiane.
Ai theksoi se ka pasur disa dëme në ndërtesën e ambasadës, por të punësuarit brenda ndërtesës nuk kanë pësuar dëmtime.
m.xh/NOA