English

Kabul, vritet një ushtar i NATO-s dhe katër civilë

Kabul, 4 prill NOA - Një ushtar i NATO-s ka mbetur i vrarë si pasojë e shpërthimit të një bombe të improvizuar.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, tha sot se "një pjesëtar vdiq nga pasojat e një sulmi me një pajisje të improvizuar shpërthyese në jug të Afganistanit". Ndërkohë që po sot janë vrarë në Afganistan katër civilë pasi makina me të cilën ata po udhëtonin shkeli mbi një minë shpërthimi i së cilës hodhi mjetin në erë.

a.a/NOA

KOMENTE