Uashington, 4 Prill, NOA - Në grindjen e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me politikën valutore të kësaj të fundit, SHBA kanë hequr dorë përkohësisht nga publikimi i një raporti kritik të qeverisë.
Kongresi amerikan kishte ushtruar më parë trysni ndaj ministrit të Financave, Timothy Geithner që me raportin të akuzohej Kina për manipulim të valutës së vendit, Yuan për të ulur në mënyrë artificiale eksportet.
Geithner kumtoi se ai do të shfrytëzojë në javët e ardhshme një seri takimesh me politikanë të nivelit të lartë, për të sjellë Kinën në një kurs devize të orientuar nga tregu.
Pas tensioneve disajavore, marrëdhëniet me Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u përmirësuan pas një telefonate njëorëshe mes Presidentit amerikan, Barack Obama dhe atij kinez, Hu Jintao.
NOA/DW