English

Luixhi Pirandelo në Teatrin Kombëtar

Tiranë 4 Prill, Milena Selimi, NOA- Që Luixhi Pirandelo është një nga shkrimtarët më të njohur italianë, kjo nuk vihet në diskutim. Por sesi vjen ai në shqip në teatër, këtë do kemi mundësi ta ndjekim sot. Në kuadrin e aktiviteteve "Italia dhe Shqipëria-Dy popuj, një det, një miqësi", Teatri Kombëtar shfaq sot më 19,00 komedinë "Gjashtë personazhe kërkojnë autor" të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur italian.

Regjisor i komedisë është Mehmet Xhelili, ndërsa skenograf është Genc Shkodrani. Kostumagrafe është Anila Zajmi, Në këtë shfaqje luajnë Fatos Sela, Olta Daku, Eftiola Laçka, Suela Konjari, Dritan Boriçi, Marjeta Ljarja, Dea Xhelili, Flaura Kureta Fadil Kujofca, Sokol Angjeli dhe Devis Muka.

Sipas specialistëve kjo dramë është një nga kryeveprat ndërkombëtare dhe ajo i ka paraprirë teatrit botëror modern.

Ngjarjet zhvillohen vetë mes një butaforie teatri. Një grup aktorësh dhe regjisorja e tyre të cilët zhvillojnë prova në skenë dhe aty shfaqen edhe gjashtë të huaj, që janë braktisur nga autori. Në fillim të gjithë tallen me ta, por pastaj ata na zbulohen përmes dramave të tyre.

m.s/NOA

KOMENTE