Lushnje, 4 prill NOA - Depresioni dyshohet të ketë detyruar një 50-vjeçar nga Lushnja t'i japë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi mbrëmë kur Ylli Liçi është gjetur i varur në degën e një peme ulliri në periferi të qytetit të Lushnjes.
Tentativat e më parshme për t'i dhënë fund jetës kishin dështuar pasi plani fatal i 50-vjeçarit ishte diktuar nga familjarët duke detyruar kështu burrin të largohet disa kilometra nga banesa e tij për të kryer "rehat" aktin vetëvrasës. Mësohet se ai ka shkuar te ullishtat pronë e tij dhe më një litar ka varë veten në një nga pemët. Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi. Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar e depresionit në të cilën ndodhej 50-vjeçari motivi që e ka shtyrë atë drejt vetëvrasjes. Megjithatë hetimet po vazhdojnë për të zbuluar më tej detaje rreth kësaj ngjarjeje. a.a/NOA