Milano, 4 Prill NOA - Skuadra e Milanit pas një interesimi të gjatë që ka shfaqur në drejtim të lojtarit boshnjak, Edin Dzeko tashmë mund të heqë dorë nga ai dhe me sa duket do të besojë rolin e sulmuesit tek lojtari i tyre Huntelaar.
Këtë gjë me sa duket e ka konfirmuar dhe vetë Ariedo Braida, i cili ka deklaruar se Huntelaar është një lojtar i cili zotëron karakteristika mjaft të mira dhe kuq e zinjtë nuk kanë ndërmend ta nxjerrin holandezin në merkato.
Kjo është dhe arsyeja pse Dzeko nuk mund të jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm. Duke parë këtë gjendje, sipas shtypit britanik ka ndërhyrë skuadra e Totenham, të cilët kanë përgatitur ofertën e tyre në drejtim të Dzekos, që do të jetë një shifër prej 30 milion eurosh në drejtim të klubit gjerman.
Kjo shifër pritet të vijë si rrjedhojë e shitjeve të Keane dhe Pavlyuchenko ku sasitë e parave të fituara nga ato do të shfrytëzohen për marrjen e kartonit të Dzekos.
r.b/NOA