English

Një i ri shqiptar plagos 29-vjeçarin grek pranë diskotekës

Athinë, 4 Prill NOA - Viktimë e plumbave pranë një diskoteke ka mbetur një 29-vjeçar grek pasi u qëllua me armë nga një person që policia vendase e identifikoi si emigrant shqiptar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04.20 të ditës së sotme në një klub nate në Kiparision pranë bregdetit të Agjiu Laudhi.

Brenda lokalit night, i riu shqiptar ka zënë sherri me 29-vjeçarin grek nga zina e Avlonos dhe kanë shkëmbyer fyerje me njëri-tjetrin, për motive që ende mbeten të panjohura.

Pak minuta më vonë, emigranti ka dalë jashtë dhe ka qëndruar në errësirë, në pritje të "gjahut".

Me të dalë 29-vjeçari grek nga diskoteka, është përballur me katër plumba pistolete ku dy i mori në njërën këmbë dhe dy të tjerat në bark.

Në çast, autori është larguar me vrap duke përfituar edhe nga errësira, por disa djem grekë që gjendeshin afër vendngjarjes dhe dëgjuan plumbat, vrapuan edhe ata për ta ndjekur.

Megjithë përpjekjet, autori nuk u arrit të kapej, por policia tha se e kishte identifikuar atë dhe po bën përpjekje për të lokalizuar vendndodhjen e tij.

Ndërkohë i riu grek që mbeti i plagosur, u dërgua në spitalin e Kiparisios, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

n.s/NOA

KOMENTE