English

Rekord për skulpturën e çokollatës në Milano

Milano, 5 Prill NOA - Peshon 4 mijë e 868 kilogramë dhe është një skulpturë e cila është ndërtuar vetëm nga çokollata e bardhë nga disa pastiçierë në qytetin Italian të Milanos, e cila tashmë bën pjesë dhe në librin e rekordeve Guinness.

Ai që e realizoi këtë ëmbëlsirë ishte Mirco Della Veçhia, ku punoi së bashku me ndihmën e tetë pastiçierëve të tjerë të cilët ishin specialistë në këtë fushë.

Të gjithë punuan në qendrën tregtare të "Carosello di Carugate" ku iu desh një javë, për të punuar tetë orë në ditë dhe për të realizuar këtë skulpturë çokollate e cila bën pjesë në librin e rekordeve Guinness.

Për të peshuar atë, u desh të vinte nga Londra një gjykatës i Komisionit të Rekordeve, i cili dha dhe certifikimin për këtë çfarë u bë në Milano.

r.b/NOA

KOMENTE