English

Rrihet shqiptari se po shjhte një vajzë, denoncohen dy italianë

Prato, Itali, 4 Prill NOA - Është rrahur keqazi nga dy burra italianë, kjo pasi i kishte dhënë rëndësi një vajze në ambientet e një lokali duke e vështruar.

Ngjarja ka ndodhur sot herët në mëngjes dhe viktimë ka qenë një shqiptar 24 vjeçar, i cili momentalisht është dërguar në gjendje mjaft të rëndë në ambientet e një spitali në Prato.

Agresorët e tij kanë qenë dy italianë, respektivisht 44 dhe 47 vjeç të cilët janë denoncuar për atë ç'kanë bërë nga vetë babi i viktimës i cili tregoi gjithçka tek karabinierët.

Ai kishte deklaruar për autoritetet se djali i tij kishte marrë goditje mjaft të rënda kjo si pasojë pasi dy burrat italianë e kishin rrahur keqazi atë në ambientet e lokalit ku ndodhi dhe gjithçka.

Pas verifikimit të kësaj ngjarjeje dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve të saj, karabinierët identifikuan të dyshuarit dhe vunë re se ata kishin dhe shumë preçedentë të tjerë penalë të mëparshëm.

r.b/NOA

KOMENTE