English

Sejdiu: Nuk isha pjesë e ndryshimeve në qeveri

Prishtinë, 4 Prill, NOA- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mohuar sot se emri i tij ka qenë pjesë e negociatave për ndryshimet në drejtimin e shtetit të Kosovës dhe në qeveri."S'jam pjesë e emërimeve dhe shkarkimeve", ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një vizite që i bëri një familjeje serbe në Graçanicë.

"Unë çmoj përpjekjet e partnerit të koalicionit, që të ketë formacion, i cili do të marrë obligime shtesë në sfidat, që Kosova ka para vetes", ka thënë Sejdiu.

Ai ka theksuar se është detyrë e këtij formacioni politik, që të lëvizë edhe më shpejt në arritjen e standardeve të vendeve të rajonit dhe të BE-së.

Javën e kaluar, kryeministri Hashim Thaçi shkarkoi 6 ministra, tre të PDK-së dhe tre të LDK-së, në kuadër të asaj që e quajti "riformatizim i qeverisë".

m.xh/NOA

KOMENTE