Itali, 4 Prill NOA - Kjo javë e kampionatit italian të Seria A ka qenë mjaft pozitive për ekipet kryesuese të saj ku të treja kanë arritur të marrin fitoret respektove.
Interi i cili kishte sfidën e tij në "San Siro" me ekipit e Bolonjës ka arritur të fitojë lehtësisht me rezultatin 3 me 0. për tu përmendur në këtë ndeshje është rikthimi i Balotellit i cili arrit të shënonte në këtë ndeshje gjithashtu zhvilloi dhe një lojë mjaft të mirë. Dy golat e tjerë për zikaltërit u shënuan nga i njëjti autor i cili mban emrin e Tiago Motës.
Fitores së Interit iu përgjigj ajo e Romës ky kryeqytetasit kishin një sfidë mjaft të vështirë në transfertë me skuadrën e Barit.
Djemtë e Ranierit arritën të fitonin këtë garë dhe kjo falë golit të Vuçiniç i cili realizoi që në minutën e 9 të pjesës së parë duke i dhuruar ekipit të tij një fitore mjaft të rëndësishëm e cila e mban atë me vetëm një pikë larg Interit.
Në sfidën tjetër asaj midis Kalajarit dhe Milanit, kuq e zinjtë arritën të fitonin me rezultatin 3 me 2 ku to shënuan Borrielo dhe Huntelaar të cilëve iu përgjigjën Ragatzu dhe Matri.
Goli i cili i dha fitoren ekipit të drejtuar nga Leonardo u realizua falë një gabimi midis mbrojtësit dhe portierit të Kaljarit i cili dha rezultatin e një autogoli.
Me këto fitore të kryesuesve të Seria A, klasifikimi i këtij kampionati në tre vendet e para nuk ka pësuar asnjë ndryshim.
r.b/NOA