Savona, Itali 4 Prill NOA - Ishte një debat i ndezur që nisi nga disa komplimente të tepërta në drejtim të një vajze, ai që çoi në therjen e një shqiptari 17 vjeçar me inicialet B.A në Savona të Italisë, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.
Çdo gjë ka ndodhur natën duke gdhirë dita e sotme në Savona, ku siç bëhet e ditur dhe nga forcat policore të këtij vendi ishte një rumun i cili qëlloi mbi shqiptarin.
Rumuni i cili pretendoi se ishte ndier tepër i fyer nga komplimentet e tepërta që ishin bërë në drejtim të së dashurës së tij, me një armë të mprehtë - thikë - qëlloi shqiptarin duke e plagosur rëndë atë.
Menjëherë autori i këtij krimi u bllokua nga forcat e rendit, ku nëpërmjet automjetit të tyre, ata e shoqëruan në qelinë e paraburgimit.
r.b/NOA