Moskë, 4 Prill, NOA - Sulmet terroriste në metronë e Moskës dhe shpërthimeve në rajone të tjera të vendit kanë bërë që autoritetet ruse të rishikojnë ligjin për dënimin me vdekje.
Aleksei Aleksandrov, kryetari i Këshillit të Federatës Kushtetuese dhe
Komitetit të Legjislacioni, ka deklaruar për mediat ruse se duhet të ndryshojë ligji përsa i përket veprave që kanë të bëjnë me sulmet terroriste.
Edhe pse Rusia ka një moratorium që ndalon dënimin me vdekje, juristët sqarojnë se është e vetmja mënyrë për të parandaluar aktet terroriste dhe për të marrë masat e duhura. Anëtar të Dumës dhe Dhomës së Përfaqësuesve kanë deklaruar se çdo mjet duhet të përdoret për të luftuar të keqen.
Ditët e fundit Rusia u godit nga disa sulme të mëdha terroriste. Në metron e Moskës u vranë, 39 persona dhe mbi 90 u plagosën. Në një qytet të Dagestanit, Kizlyar më 31 mars si rezultat i shpërthimit të 200 kilogram tritol vdiqën 12 persona.
m.xh/NOA