English

Topalli, mesazh opozitës për Pashkët: Të mendojmë për vendin

Tiranë, 4 Prill, NOA - Ka qenë e drejtpërdrejtë në mesazhin e saj për Festën e Pashkëve kryetarja e Kuvendit, Joezfina Topalli, duke uruar jo vetëm shqiptarët, por edhe reflektimin e opozitës për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Në deklaratën e dhënë për mediat, pas takimit me drejtues të klerit katolik dhe ortodoks për Festën e Pashkëve, Topalli ka theksuar se është koha që të gjithë të mendojnë për më të mirën e vendit.

"Sot është dita kur duhet të mendosh edhe për dialogun dhe ai bëhet në Parlament. Duhet të shmangen situatat artificiale që po ndodhin", ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kryeparlamentrja ka theksuar se në ditë të tilla është e nevojshme që të gjithë njerëzit të mendojnë për më të mirën e vendit dhe për të ardhmen.

m.xh/NOA

KOMENTE