English

Ulen çmimet në dyqan, përgjaken klientët

Londër 5 Prill NOA - Ka qenë një shoping tepër i rrezikshëm ai që u bë dje në qytetin e Londrës, ku pasi një dyqan kishte deklaruar se do të bënte një zhvlerësim të çmimeve në produktet e tij, atëherë aty u kthye në një grindje të vërtetë midis klientëve.

Të përfshirë në këtë ngjarje ishin dhjetë policë dhe tre klientë të cilët i mori pasioni për të blerë objektet që dëshironin dhe më pas e kthyen atë në një grindje të vërtetë midis tyre.

Rezultati i kësaj grindjeje ishte disa klientë të plagosur lehtësisht, ku asnjëri prej tyre nuk u shoqërua në spital dhe tre të arrestuar.

Lajmi në lidhje me këtë dyqan u shpërnda në mënyrë masive nëpërmjet faqes së Facebook ku shumë persona u informuan dhe nxituan drejt tij.

r.b/NOA

KOMENTE