Shkodër, 5 Prill NOA - Një djalë në moshë të re ka gjetur vdekjen kurse babai i tij po lufton me vdekjen në spital pasi u bënë viktima të një sulmi me arme zjarri që ndodhi mbrëmjen e së Dielës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.15 të së Dielës, në vendin e quajtur "Breglumi", te Komuna Shalë në Dukagjin dhe pikërisht tek "Ura e Re".
Nga dëshmitë në vendngjarje dhe konfirmimi që dha policia, bëhet e ditur se është vrarë me armë zjarri shtetasi Zek Tonaj, 24 vjeç si dhe eshte plagosur i ati i tij Ndue Tonaj, 69 vjeç.
Burri në moshë të thyer, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkoder, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore por gjendja e tij është e rëndë.
Drejtoria rajonale Shkodër i tha agjencisë NOA se me të marrë informacionin mbi masakrfën ka nisur në vendngjasrje shërbimet policore.
Nga hetimet e para paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, por nuk u dhanë detaje të tjera.
Zyrtarisht policia tha se është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar për krimin, gjeneralitet e të cilit, për arsye hetimi, aktualisht nuk bëhen të ditura.
r.d/NOA