English

Aksidentohet me motor dhe plagos veten me pistoletë

Librazhd, 5 prill, NOA - Një 24 vjeçar nga fshati Funares i Librazhdit ka qenë pjesë e një aksidenti të dyfishtë të shkaktuar nga pakujdesia. Duke udhëtuar me një motorçikletë ka humbur drejtimin e saj dhe është rrëzuar. Por dëmtimet që ka pësuar nga rrëzimi kanë qenë shumë më të vogla nga ato që kanë parë mjekët, pasi i është dhënë mjekimi i parë.

Sipas raportit mjekësor, 24 vjeçarit me inicialet Xh.B, pas skanerit që i është bërë i është gjetur një plumb në kokë.

Kjo ka bërë që policia të nis dhe hetimet për plagosje dhe tentativë për vrasje. Sipas policisë së Elbasanit edhe ky incident ka ndodhur nga pakujdesia.

24 vjeçari ka pasur me vete në momentin e rrëzimit një pistoletë pa leje, e cila është shkrepur pa dashje dhe ka shkaktuar plagosjen e tij.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në datën 2 prill, por pas hetimeve bë e mundur zbardhja e dinamikës së aksidentit me armën. Shtetasit Xh.B, është banues në fshatin Funares komuna Orenjë në Librazhd. Aksidenti automobilistik ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Funares - Librazhd.

Policia sqaron se pas kontrolleve rezultoi se pistoletën e ka marrë nga vendi i aksidentit kushëriri i personit të plagosur për të fshehur gjurmët.

m.xh/NOA

KOMENTE