English

Familja e deklaroi të zhdukur, gjendet e vetëhelmuar

Vetëm për abonentët

Korçë, 5 Prill NOA/ Alba Filipi - Një grua 41 vjeçare u gjet e vdekur sot në Korçë pak kohë pasi familja e raportoi si të zhdukur dhe dyshimet policore janë për një vetëvrasje, por hetimet po kryhen për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes", informon korrespondentja e agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi sot në fshatin Ravonik të rrethit Korçe ku është gjetur e vdekur 41-vjeçarja Spira Potka lindur në fshatin Mesmal dhe banuese në fshatin Ravonik Korçë.

Pas këtij informacioni është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale dhe nga hetimet paraprake rezulton se dje (e Diel), 41-vjeçarja ishte larguar nga banesa e saj ne drejtim te paditur.

Nga veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit dhe këqyrja e kufomës, policia tha se nuk rezulton se vdekja e saj te ketë ardhur si pasojë e veprimeve të dhunës apo ndonjë veprimi kriminal.

Nga pyetja e familjareve nuk rezulton se viktima te vuante nga ndonjë sëmundje,por nga kryerja e autopsisë mendohet se vdekja e saj te ketë ardhur nga helmimi.

e.r/NOA

KOMENTE