English

Gjendet i mbytur në liqen 42 vjeçari

Tiranë, 5 Prill, NOA - Një 42 vjeçar nga qyteti i Tiranës është gjetur i vdekur në ujërat e Liqenit Artificial në Tiranë. Shtetasi me emrin, Besnik Hamzai, është gjetur pa jetë nga familjarët. Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë të cilat po bëjnë dhe hetimet e duhura për këtë ngjarje.

Sipas dëshmive të para të familjarëve, Hamzai ka shkuar në liqen për të peshkuar dhe mendohet se vdekja mund të jetë aksidentale.

m.xh/NOA

KOMENTE