Hamburg, 5 Prill, NOA - Zakonisht janë tifozët e ndeshjeve të futbollit ata që reagojnë ashpër ndaj lojtarëve duke hedhur sende të forta në fushë. Por këtë herë gjatë ndeshjes Hanburg -Hanover, ka qenë lojtari Paolo Guerrero, që reagoi ndaj fyerjeve të tifozëve duke hedhur një shishe në drejtim të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fund të ndeshjes, ku dy skuadrat dolën me rezultat të bardhë, 0-0. Guerrero ishte duke hyrë në dhomat e zhveshjes kur një tifoz nga tribuna e ka fyer atë duke i thënë se do ishte më mirë që të kthehej në vendin e tij.
Në këtë moment peruani ka hedhur një shishe ujë që mbante me vete duke e gjuajtur tifozin në kokë. Pritet që ndaj Guerreros të hapet një proces disiplinor. "Është e papranueshme" ka thënë Presidenti i Hamburgut.
m.xh/NOA