Tiranë, 5 prill, NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli u shpreh sot se situata ekonomike në vend është rënduar për faj të qeverisë. Ajo ka theksuar se mungesa e transparencës, "nuk bën gjë tjetër veçse rëndon edhe më tej krizën që ka mbërthyer këtë vend".
Kodheli është ndalur në treguesit më të fundit ekonomikë duke theksuar se të gjitha të dhënat flasin për një situatë krize ekonomike.
"Ndërprerja e investimeve nga pjesa më e madhe e bizneseve, shfrytëzimi i ulët i kapaciteteve, rritja e papërfillshme e kredisë për investime, dëshmojnë për një ecuri të ngadaltë të investimeve private edhe në muajt e parë të këtij viti", u shpreh Kodheli.
Deputetja e PS-së ka theksuar se "pushteti i Sali Berishës, i ngritur mbi manipulimin e votës, po rrit çmimet, po shton papunësinë, po zhyt Shqipërinë në krizë dhe po e vështirëson përditë e më shumë jetën e shqiptarëve".
m.xh/NOA