English

Lëngu i qershisë rikuperon energjitë

Londër, 5 Prill, NOA - Lëngu i qershisë para dhe pas një maratone sportive ndihmon shëndetin e atletëve, duke i bërë ato më rezistentë. Ky është rezultati i studimeve kërkimore në Northumbria University (Angli), të udhëhequr nga Dr. Glyn Howatson dhe të publikuar në "Scandinavian Journal of Medicine & Science in Sports".

Ekipi i Dr. Howatson ka punuar me 20 atletë vullnetarë, të gjithë pjesëmarrës në maratonën e Londrës. Ata ishin ndarë në dy grupe: një grup pinte lëng qershie dy herë në ditë për pesë ditë para dhe dy ditë pas garës, grupi i dytë pinte vetëm një hapje qetësuese të padëmshme.

Pas maratonës, studiuesit kanë identifikuar se grupi i parë kishte arritur të rifitonte forcat më shpejt dhe më me nivele të ulëta të stresit oksidues në muskuj.

Sipas studiuesve, këto efekte vinin nga lëngu i qershisë, e se kjo mund të jetë e dobishme edhe për ata që nuk merren me sport ose që vuajnë nga artriti. Se pse ky efekt, Dr Howatson thotë: "Sekreti është në phytochemicals të pranishëm në lëng, në veçanti, anthocyanins që njihet për praninë e përbërësve anti-inflamatorë dhe antioksidantë".

a.k/NOA

KOMENTE