English

Livorno, Spinelli largon Cosmin

Livorno, 5 Prill NOA - Ka përfunduar aventura e Serse Cosmit në pankinën e Livornos. Edhe pse në ndeshjen e fundit tekniku ka arritur të marrë një barazim tepër të vlefshëm në fushën e Xhenovas, sërish ai nuk mundi dot të shmangte këtë vendim, i cili u mor nga vetë presidenti i këtij klubi, Aldo Spinelli.

Tashmë në këtë situatë, në të cilën skuadra e Livornos ndodhej pa një trajner, vetë presidenti Spinelli, vendosi të marrë në këtë rol Gennaro Ruotolo, për të cilin do të jetë një rikthim në këtë ekip, pasi kujtojmë se ishte pikërisht ai që në fillimi të këtij kampionati u zëvendësua nga Cosmi.

Ky vendim i cili largoi teknikun nga skuadra e Livornos vjen si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që kishte Spinelli me Cosmin, ku në ndeshjet e fundit të skuadrës së Livornos u vu re se midis tyre ishin të shumta polemikat dhe kontrastet, të cilat me sa duket ekzistonin prej kohësh.

r.b/NOA

KOMENTE