Shkodër, 5 Prill NOA - Policia e Shkodrës sapo ka përfunduar një operacion duke arritur të vërë në pranga një adoleshent, si autorin e dyshuar të vrasjes së një djali dhe plagosjen e të atit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dukagjin.
Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime lokale të policisë që konfirmojnë se është arrestuar 17-vjeçari M. Pjetri (Hasanaj), banues në Shalë, Dukagjin.
Bëhet e ditur se adoleshenti u kap në orën 15.00 në fshatin Micaj, Komuna Shalë në Dukagjin, pikërisht në një banesë të braktisur, si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me forcat e F.N.SH.
Kapja dhe arrestimi tij, u be pasi mbrëmë rreth orës 19.15, në vendin e quajtur "Breglumi", Komuna Shalë Dukagjin, ka vrarë me automatik 24-vjeçarin Zek Tonaj, si dhe ka plagosur të atin e viktimes Ndue Tonaj, 69 vjeç, i cili ndodhet i shtruar ne Spitalin Rajonal Shkodër.
Policia tha se u bë e mundur dhe kapja e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit, një automatik, "Kallashnikov", të cilën autori e mbante pa leje.
r.d/NOA
Lexoni më shumë mbi argumentin:
Vrasje makabre në Shkodër, i marrin jetën 24-vjeçarit dhe plagosin të atin